Ndërlidhjet

Serbia përvetëson pasurinë e Kosovës


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet kosovare duhet të kërkojnë pasurinë e Kosovës në Serbi, thonë njohës të çështjeve juridike dhe ekonomike, sipas të cilëve Kosova e ka këtë të drejtë dhe duhet të realizojë.

Ata thonë se më rastin e ndarjes së sukcesionit me Republikat tjera, Serbia ka përvetësuar edhe pjesën e Kosovës.

Profesori i së drejtës ndërkombëtare Zejnullah Gruda, njëherësh këshilltar në Ministrinë e Drejtësisë, thotë se Kosova ligjërisht ka drejtë të kërkojë trashëgiminë e saj.

Ai thotë se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Kosova ka të drejtë në procesin e pasurisë me ish- Jugosllavinë.

Fatkeqësisht, edhe në fazën e parë, kur ka filluar çështja e shpërbërjes të trajtohet, Kosova ka qenë e eliminuar.
Kosova ka të drejtë, Kosova është njëra prej pasardhësve. Fatkeqësisht, edhe në fazën e parë, kur ka filluar çështja e shpërbërjes të trajtohet, Kosova ka qenë e eliminuar. Prandaj, unë besoj se kjo është një ndër ato çështjet qe Kosova duhet të insistojë që të rregullohet”.

Natyrisht, më Serbinë, relativisht është vështirë të merret vesh, edhe kjo është si rezultat, sepse ata bëjnë një politikë e cila është plotësisht jashtë çdo rregulle normale”, shprehet Gruda, duke shtuar se për këtë çështje duhet të bëjë presion faktori ndërkombëtar.

Sidoqoftë, sipas njohësve të së drejtës ndërkombëtare dhe ekspertëve të ekonomisë, pala kosovare duhet të kërkojë nga Serbia dëmshpërblim për shkatërrimin e sistemit buxhetor dhe financiar të Kosovës.

Sipas tyre, Kosova po ashtu duhet të kërkojë edhe humbjet e pagave të punëtorëve të përjashtuar nga puna për shkak të përkatësisë kombëtare, shkatërrimin e sistemit pensional, plaçkitjen e kursimeve të kosovarëve, si dhe kompensimin e dëmeve të luftës në pronën private dhe publike, duke përfshirë këtu edhe vrasjen e qytetarëve kosovarë.

Megjithatë, eksperti i rrethanave ekonomike, Lekë Musa, thekson se ekzekutivi i vendit këtë kërkesë është dashur të parashtrojë gjatë bisedimeve që po zhvillohen në mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtarë.

Musa, ndërkaq, konsideron se formula e zgjidhjes se këtij problemi tashme ekziston.
Tashmë edhe Kosova është një vend i cili ka sovranitetin e plotë dhe ka të drejtë të marrë hisen e vetë që i takon.

Dhe kjo formulë, e cila është zbatuar në të gjitha republikat e ish- Jugosllavisë, duhet të zbatohet edhe me rastin e Kosovës, si njësi në kuadër të kësaj federate.
Tashmë edhe Kosova është një vend i cili ka sovranitetin e plotë dhe ka të drejtë të marrë hisen e vetë që i takon
”, thekson Leka.

Ndërsa, Zejnullah Gruda thotë se nëse ky problem nuk mund të zgjidhet me shtetin fqinj të Serbisë, atëherë pala kosovare këtë çështje duhet ta dërgojë në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Deri sa nuk jemi anëtarë të Kombeve të Bashkuara, derisa nuk ekziston njohja nga të gjitha shtete e Bashkimit Evropian, praktikisht do të gjendet dikush, i cili është aleat i Serbisë, i cili nuk dallohet ndoshta nga asnjë pikëpamje nga politikat që i bën Serbia, dhe ne jemi viktimë e kësaj”.

Pa marrë parasysh këtë, ne duhet të insistojmë që kjo çështje nëse nuk mund të zgjidhte më marrëveshje me Serbinë, duhet të transferojmë në organet tjera, siç është Gjykata e Arbitrazhit dhe gjykatat tjera të rregullta, të cilat mund të deklarohen për këtë çështje”, bën të ditur Gruda.

Temat e sukcesionimit dhe dëmeve të luftës, kanë qenë të prezantuara edhe në Vjenë në kohën e bisedimeve për statusin.

Kjo çështje është pranuar në dokumentin e presidentit Marti Ahtisari, që Kosova të ketë të drejtë të marrë pjesë në ndarjen e kësaj pasurie.
XS
SM
MD
LG