Ndërlidhjet

Dënohet gjykatësi spanjoll


Gjykata Supreme e Spanjës ka dënuar gjykatësin Baltasar Garzon për, siç thuhet, tejkalimin e autoritetit të tij në një hetim të korrupsionit.

Garzon është shpallur fajtor për autorizimin e regjistrimeve të paligjshme të bisedave të avokatëve mbrojtës. Ai është pezulluar nga profesioni ligjor për 11 vjet dhe nuk mund të apelojë vendimin.

Mbi Garzonin rëndojnë edhe akuzat se “ka urdhëruar hetimin e zhdukjes së 114,000 njerëzve nga forcat besnike të ish-diktatorit Franko”.

Garzon ka fituar famë ndërkombëtare për përpjekjet e tij për të ekstraduar nga Londra diktatorin kilian, Augusto Pinoçeti.
XS
SM
MD
LG