Ndërlidhjet

Akulli ngrin Danubin


Akulli ka bllokuar qindra kilometra të Lumit Danub në disa vende, si dhe lundrimin e anijeve në rrugën më të ngarkuar ujore të Evropës.

Lumi 2,860-kilometërsh, i cili rrjedh nëpër nëntë vende, është bllokuar thuajse tërësisht nga Austria drejt grykës së tij në Detin e Zi.

Të gjitha anijet, në një shtrirje prej 600 kilometrash në Serbi, janë bllokuar në port.

Në Rumani, lumi është ngrirë plotësisht, së bashku me dy degët e tij.

Beogradi dhe Bukureshti kanë shprehur drojën se akulli i formuar mbi lum mund të rrezikojë prodhimin e energjisë në hidrocentrale.

Në Kroaci, të gjitha anijet në 137 kilometra të lumit janë ndaluar që nga e mërkura.

Vala e ftohtë ka përfshirë kontinentin evropian prej ditësh. Rreth 500 persona thuhet të kenë humbur jetën në mbarë Evropën, si pasojë e temperaturave ekstreme, që kanë arritur deri në minus 37 gradë Celsius.
XS
SM
MD
LG