Ndërlidhjet

logo-print

Bazel: Xherdan Shaqiri kalon në Bajern të Munihut


Klubi i Futbollit Bazel në Zvicër, sot e ka konfirmuar transferin e sulmuesit të tij të talentuar, Xherdan Shaqiri, në Bajern të Munihut në Gjermani.

Megjithatë, klubi nuk e ka zbuluar çmimin që ekipi gjerman e ka paguar për futbollistin 20 vjeçar, me origjinë nga Kosova.

Mediat zvicerane kanë raportuar se Bajerni fillimisht do të paguaj afro 13 milionë franga zvicerane.

Xherdan Shaqiri e ka nënshkruar kontratën katërvjeçare me Bajernin, thuhet në faqen në Internet të klubit nga Bazeli. Angazhimi në Bajern fillon në fund të sezonit aktual.

Xherdan Shaqiri ka luajtur 17 herë për kombëtaren e Zvicrës në futboll.

Ai e ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare kur e shënoi një gol spektakular kundër Anglisë në shtator të vitit 2010, në takimin kualifikues për Kampionatin Evropian, në Bazel, në të cilin Zvicra pësoi disfatë 1:3.

Xherdan Shaqiri i ka shënuar tre gola në takimin kualifikues kundër Bullgarisë, shtatorin e kaluar, kur Zvicra fitoi me rezultat 3:1.
XS
SM
MD
LG