Ndërlidhjet

Londër: 9 të dënuar për komplot terrorist


Një gjyqtar britanik i ka dënuar 9 persona me burg për komplot në krijimin e një kampi terrorist për trajnim dhe për bombardim të bursës londineze LSE.

Të gjithë të dënuarit, që janë me shtetësi britanike me origjinë nga Pakistani dhe Bangladeshi, e kanë pranuar fajësinë.

Katër prej tyre kanë pranuar se kanë planifikuar ta montojnë një bombë në LSE, ndërsa tre të tjerë i kanë pranuar akuzat më të vogla.

Ata janë dënuar me burg prej 5 e deri në 16 vjet.

Tre të dënuar të tjerë kanë pranuar se kanë planifikuar krijimin e kampit terrorist për stërvitje në Pakistan. Atyre u janë dhënë dënime të pakufizuara. Ata duhet t’i mbajnë së paku tetë vjet burg.

Të nëntë personat ishin arrestuar në dhjetor të vitit 2010.
XS
SM
MD
LG