Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Pesë bankat arrijnë marrëveshje për hipoteka


Pesë bankat më të mëdha në Shtetet e Bashkuara janë pajtuar t’i ndihmojnë me 25 miliardë dollarë pronarët e shtëpive për t’i zgjidhur ankesat për keqmenaxhim të kthimit të kredive dhe të praktikave të hipotekave.

Kjo marrëveshje me qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe me pjesën më të madhe të shteteve federale, u bë pas akuzave për praktika abuzive nga kredidhënësit, gjatë krizës së shtëpive para katër vitesh.

Sipas marrëveshjes do të zvogëlohen pagesat e kredive për viktima dhe do të jepet kompenzim.

Me këtë marrëveshje, pesë bankat (Bank Of America, Citigoup, Wells Fargo, JP Morgan Chase, Ally Financial) do t’i shmangin proceset gjyqësore.
XS
SM
MD
LG