Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Ministri Hoxhaj u takua me kongresmenët


Gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara, me ç’rast ka marrë pjesë edhe në seancën për Kosovën të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të mërkurën, ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në Uashington është takuar me disa kongresmenë amerikanë.

Mëtutje, siç njoftoi Ministria e jashtme e Kosovës, një takim i tillë u zhvillua me kongresmenin Eliot Engel, të cilin zoti Hoxhaj e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme, që po i jep Kosovën në periudha të ndryshume kohore.

Zoti Engel ka thënë se edhe mëtutje personalisht do të angazhohet për sigurimin e njohjeve të reja për Kosovën.

Ai poashtu ka deklaruar se “situata në pjesën veriore për Shtetet e Bashkuara është e papranueshme dhe e patolerueshme”.

Zoti Hoxhaj ka zhvilluar takime të ndara edhe me kongresmenët Adam Smith dhe Geri Peters.
XS
SM
MD
LG