Ndërlidhjet

Eshton: Rusia ta rishqyrtoj qëndrimin e saj për Sirinë


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, i ka bërë thirrje Rusisë, që ta rishqyrtoj pozicionin e saj për krizën në Siri, pasi Moska dhe Pekini, më 4 shkurt i kanë vënë veto propozim – rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me të cilën dënohej dhuna në Siri.

Zonja Eshton, që aktualisht ndodhet për vizitë dyditëshe në Meksikë, tha se udhëheqja e Sirisë duhet të marrë përgjegjësi serioze dhe të synoj tubimin e grupeve të ndryshme në vend, për të “mundësuar të ardhme që ata e dëshirojnë”.
XS
SM
MD
LG