Ndërlidhjet

Karzai: Dënim i fuqishëm i sulmit të NATO-s


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, e “ka dënuar fuqishëm” sulmin ajror të NATO-s, nga i cili u vranë së paku tetë fëmijë, në pjesën lindore të këtij vendi.

Në njoftimin nga zyra e tij, thuhet se për këtë incident ka filluar një hetim i përgjithshëm.

Incidenti ndodhi të mërkurën në fshatin Gejava, në provincën Kapisa.

Zëdhënësi i NATO-s, Xhejms Uilliems, e ka konfirmuar incidentin, duke thënë se ekipi vlerësues i NATO-s po i heton rrethanat.

Vikatimat civile, për shkak të sulmeve ajrore të NATO-s, janë një çështje serioze në mospajtimet ndërmjet presidentit Karzai dhe koalicionit ndërkombëtar në Afganistan.
XS
SM
MD
LG