Ndërlidhjet

NBC: Grupi opozitar iranian e kreu vrasjen me ndihmë izraelite


Rrjeti i njohur televiziv amerikan, NBC, duke cituar zyrtarë të paemëruar të Shteteve të Bashkuara, ka raportuar mbrëmë se sulmi vdekjeprurës kundër një shkencëtari atomik iranian, është kryer nga organizata Muxhahedin Khalq, me mbështetjen e Mosadit izraelit.

Dy zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara e kanë konfirmuar për rrjetin NBC se grupi, që cilësohet si organizatë terroriste nga Irani dhe Shtetet e Bashkuara, ishte i involvuar në vrasjet e shkencëtarëve bërthamorë iranianë.

Sipas zyrtarëve që folën me rrjetin NBC, administrata Obama është e vetëdijshme për fushatën e vrasjeve, por nuk ka involvim direkt.

Katër shkencëtarë iranianë janë vrarë në sulmet, që kanë filluar në vitin 2007.
XS
SM
MD
LG