Ndërlidhjet

SHBA: Miratohet ndërtimi i reaktorëve atomikë


Qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka miratuar ndërtimin e reaktorëve të parë, prej vitit 1978.

Gjatë dëgjimit, Komisioni Rregullator Atomik, e ka miratuar ndërtimin e dy reaktorëve atomik në një central ekzistues, në shtetin jugor Gjeorgjia.

Pritet që reaktorët të kushtojnë 14 miliardë dollarë dhe mund ta fillojnë punën në vitin 2016 ose 2017.

Komisioni Rregullator Atomik së fundit e kishte miratuar ndërtimin e centralit atomik në vitin 1978, një vit para se shkrirja e pjesërishme e centralit atomik “Three Mile Islands” në Pensilvani, i kishte rritur shqetësimet për lirim të radioaktivitetit.

Kryesuesi i Komisionit Rregullator Atomik, Gregori Jacko, ka votuar kundër vendimit për ndërtim, që u miratua mbrëmë, duke thënë se shkatërrimi në centralin atomik në Fukushima të Japonisë, ka treguar se nevojitet kujdes më i madh.
XS
SM
MD
LG