Ndërlidhjet

logo-print

Raportet: 11 të vrarë në qytetin Alepo në Siri


Raportohet se ka pasur viktima nga disa eksplodime në qytetin veriore sirian, Alepo.

Televizioni shtetëror tha se së paku 11 vetë, përfshirë edhe fëmijë, janë vrarë nga shpërthimi i sotëm, që për cak kishte ushtrinë siriane dhe ndërtesat e sigurisë.

TV-ja tha se mund të ndodhë që numri i viktimave të rritet dhe për sulm i ka fajësuar ata që i cilëson si “banda të armatosura terroriste”.

Aktivistët anti-qeveri thonë se tri shpërthime kanë ndodhur në Alepo, ndërsa në dy prej tyre në shënjestër ishin bazat e forcave të sigurisë.

Qyteti Alepo ishte relativisht i qetë prej muajit mars të vitit të kaluar, kur filluan protestat kundër sundimit të presaidentit Bashar al-Asad.

Aktivistët, poashtu, kanë raportuar se sot në një lagje të qytetit Homs, kanë depërtuar tanket, derisa forcat e sigurisë e vazhdojnë ofensivën e tyre kundër protestuesve opozitarë në këtë rajon.
XS
SM
MD
LG