Ndërlidhjet

Homsi - epiqendër e revolucionit dhe shtypjes

Protestat kundër Bashar Al-Asadit

Protestat kundër Bashar Al-Asadit

Për të vazhduar sulmet që tashmë kanë vrarë qindra persona vetëm në një javë, forcat siriane të sigurisë kanë hedhur sërish mortaja dhe raketa në qytetin e Homsit.

Bombardimet janë pjesë e rëndësishme e presidentit Bashar al-Asad për të shtypur kryengritjet kundër regjimit të tij, që tashmë kanë hyrë në muajin e 11-të.

Pas sulmeve në Homs...
Kryeqyteti i provincës më të madhe të Sirisë, Homs, është bërë skena qendrore e kryengritjeve, çfarë i bën disa vëzhgues të besojnë se shumë shpejt mund të rrëshqasë në luftë civile. Por, çfarë është ajo që e ka bërë qytetin prej afro 1.5 milion banorësh të jetë epiqendër e betejës për Sirinë?

Analistët thonë se një pjesë e saj ka të bëjë me çështjen sektare. Qytetin e përbën një shumicë sunite, ndërsa regjimi i Asadit ngërthen alavitë.

Shashank Joshi, specialist për Lindjen e Mesme në Institutin e Londrës, thotë se rëndësia e qytetit rrjedh edhe nga frika e besnikëve të Asadit se vendi mund të bëhet zonë e çliruar – ngjashëm si Bengazi gjatë kryengritjeve në Libi – ku do të krijohej qeveria alternative dhe ku forcat e opozitës do të mund të armatoseshin dhe trajnoheshin.

Moska ndërmjetëson krizën në Siri

“Ata nuk duan që Homsi, qyteti i tërë, të arrijë në pikën kur do të dilte tërësisht nga duart e qeverisë. Andaj, ata më mirë përdorin forcën për ta ndaluar një gjë të tillë, sesa të rrinë duarkryq dhe të lënë situatën t’iu rrëshqasë nga duart”, thotë Joshi.

Qyteti ka qenë vatër e rebelimit që nga ditët e para të kryengritjeve.

Pranverën e kaluar, banorët vërshuan në sheshin e Orës së Vjetër, ashtu si egjiptianët në Sheshin Tahrir. Por, sirianët u përballën me një goditje brutale të qeverisë, e cila u shndërrua në rrethim për gati një vit.

Kjo e ka bërë Homsin simbolikë të revolucionit, me numrin më të madh të viktimave - rreth 6,000 sosh.

Në përpjekje për të gjetur strehim pas sulmeve në Homs, ku u vranë së paku 67 civilë...
Forcat e Asadit e kanë të vështirë ta qetësojnë atë, pasi ka një topografi të komplikuar.

Për më tepër, beteja ka shumë gjasë të rrëshqasë edhe në konflikt sektar. Shumica sunite e Homsit, e cila ka qenë shtyllë kurrizore e kryengritjeve, ndan qytetin me një komunitet të madh të alavitëve. Një cikël vrasjesh ka ndodhur edhe për motive hakmarrjeje.

Joshi e quan Homsin një mikro-kozmos të ndarjeve sektare në Siri.

“Homsi u ekspozohet dinamikave të njëjta që do të mund t’i shihnim me zgjerimin e luftës civile - veçanërisht forcimit të ndarjeve konfesionale, forcimit të idesë që u përkasin sekteve të ndryshme”, thekosn Joshi.

Kima Jusuf është nga Homsi, ndërsa tani jeton në Pragë. Ajo thotë se e ka të vështirë të kontaktojë anëtarët e familjes së gjerë në Siri. Kima thotë se vendi i saj, dikur paqësor, ka ndryshuar tërësisht.

“Nuk mund t’i gjemë përmes telefonit. Nganjëherë takohemi në Facebook. E dimë se shumë prej tyre marrin pjesë në protesta, por ata nuk flasin në detaje. Ata kurrë nuk e kanë imagjinuar se do të jetojnë në një situatë të ngjashme si në Irak”, thotë Kima.(v.t.)
XS
SM
MD
LG