Ndërlidhjet

SHBA: Akuza të reja për personin që synoi vrasjen e Obamës


Një shtetas i Uzbekistanit, i akuzuar se është kërcënuar për ta vrarë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, është akuzuar, poashtu, se i ka furnizuar terroristët me material.

Prokurorët federalë në shtetin Allabama, thanë se shtetasi i Uzbekistanit, Ulughbek Kodirov, kishte siguruar armatim dhe eksploziv, me qëllim që të përdoren për ta vrarë presidentin amerikan.

Avokati i Kodirovit, Lanse Bell, tha se klienti i tij do ta pranoj fajësinë, në dëgjimin e planifikuar për sot.

Kodirov ishte arrestuar në muajin korrik të vitit të kaluar, në një hotel në Birmingem të Allabamës, kur ai kishte provuar të blejë një armë automatike nga një agjent i fshehtë.
XS
SM
MD
LG