Ndërlidhjet

Arid Uka dënohet me burgim të përjetshëm


Arid Uka dhe avokatja e tij, Mikaela Roth, gjatë seancave gjyqësore, Frankfurt.

Arid Uka dhe avokatja e tij, Mikaela Roth, gjatë seancave gjyqësore, Frankfurt.

Ekstremisti islamik, që ka pranuar se i ka vrarë dy ushtarë të Shteteve të Bashkuara, Nikolas Alden (25 vjeçar) dhe Zakari Kudebak (21), është dënuar sot me burgim të përjetshëm.

Gjykata Shtetërore në Frankfurt e ka dënuar Arid Ukën, 22 vjeçar, shqiptar nga Kosova, me burgim të përjetshëm, për dy vrasje.

Ai, poashtu, është shpallur fajtor edhe për tentim vrasje.

Në tetor të vitit të kaluar, Uka kishte thënë se "nuk beson në xhihad ose luftën e shenjtë" dhe se ka rënë viktimë e “propadgandës” esktremiste.

Sulmi ka ndodhur më 2 mars të vitit 2011.

Uka i ka pranuar vrasjet, duke thënë se "një natë më parë kishte parë një video ku shihej se si ushtarët amerikanë e kishin dhunuar një të re myslimane". (f.b.)

Lexoni edhe këto materiale:

Qirinj në shenjë solidariteti
Kush është Arid Uka?
XS
SM
MD
LG