Ndërlidhjet

Kosovë: Aktakuzë për mashtrim në votime


Një prokuror i misionit të BE-së në Kosovë, EULEKS, nga Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë kundër një personi në Gjykatën Komunale në Gllogovc, për mashtrim në votime.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, ky person mund të dënohet prej 6 muaj e deri në 5 vjet burg, njofton EULEKS-i.

Ky person më 12 dhjetor të vitit 2010, kishte hyrë në hapësirën e vendvotimit në fshatin Krajkovë dhe në kutinë e votimit i ka futur rreth 150 fletëvotime.

Këtë e kishte vërejtur një monitorues i zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG