Ndërlidhjet

Përleshje në Athinë


Athinë, 10 shkurt 2012.

Athinë, 10 shkurt 2012.

Policia në Athinë është përleshur me punëtorët që protestonin kundër masave të reja të kursimit. Autoritetet e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës dhe kokteje molotovi për t’iu përgjigjur protestuesve që sulmonin me gurë.

Sindikatat e sektorit publik dhe atij privat të Greqisë kanë nisur grevën 48-orëshe për të protestuar ndaj masave shtrënguese, të cilat Qeveria greke i ka negociuar këtë javë me huadhënësit ndërkombëtarë.

Paketa e kursimit përfshin 22 për qind ulje të pagave në sektorin publik, shkurtime, privatizime dhe taksa të reja.

Megjithatë, ministrat e Bashkimit Evropian thonë se paketa e re nuk është ende e mjaftueshme për huadhënësit ndërkombëtarë, për të miratuar ndihmën prej 130 miliardë eurosh për ekonominë e trazuar greke.
XS
SM
MD
LG