Ndërlidhjet

Lideri i Hamasit arrin në Teheran


Kryeministri i administratës së Hamasit në Rripin e Gazës, Ismail Hanijeh, ka arritur në Teheran, ku do të qëndrojë për vizitë treditore.

Hanijeh pritet të takojë liderin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamnei, dhe presidentin Mahmud Ahmadinexhad, për të biseduar rreth zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.

Ai po ashtu do të mbajë një fjalim të shtunën, në përvjetorin e 33-të të Revolucionit të Republikës Islamike.

Irani, i cili nuk e njeh shtetin izraelit, është mbështetës i Hamasit, por mohon të sigurojë ndonjë ndihmë financiare apo ushtarake për milicinë palestineze.
XS
SM
MD
LG