Ndërlidhjet

Sllovenia me qeveri të re


Janez Jansha - foto arkiv
Janez Jansha - foto arkiv
Parlamenti i Sllovenisë ka konfirmuar qeverinë e re, me në krye Janez Janshën. Prej 82 deputetëve, 50 kanë votuar për.

Qeveria e re ka 11 ministri – katër më pak se ekzekutivi i mëparshëm.

Duke folur para deputetëve, Jansha ka thënë se “në fillim të mandatit nuk është e mundur të paralajmërojë diçka spektakolare, përveç punës së madhe”.

“Kabineti i ri është ekip që do të punojë për daljen nga kriza, me qëllim që Sllovenia të vihet në rrugën e zhvillimit normal, sepse ajo e meriton këtë shans”, ka thënë Jansha.

Ky i fundit ka udhëhequr qeverinë e qendrës së djathtë në Lubjanë edhe në periudhën 2004-2008.
XS
SM
MD
LG