Ndërlidhjet

logo-print
Bashkimi Evropian i ka kërkuar Indisë të përdorë ndikimin e saj për të kthyer Iranin në tryezën e bisedimeve rreth programit të tij bërthamor.

BE-ja dhe aleatët e saj duan që India të kufizojë tregtinë me Iranin, përkatësisht importin e naftës iraniane.

India, e cila ka tradicionalisht lidhje miqësore me Iranin, importon 12 për qind të naftës nga ky vend, që është furnizuesi i saj i dytë më i madh i naftës së papërpunuar.

Kryeministri indian, Manmohan Sing, i ka rezistuar presionit të BE-së, duke thënë se çështja bërthamore e Iranit duhet të zgjidhet përmes diplomacisë.

Duke pasuar hapat e SHBA-së, BE-ja ka miratuar një sërë sanksionesh shtesë që godasin industrinë e naftës së Iranit dhe Bankën e tij Qendrore.

Perëndimi druan se programi bërthamor i Teheranit ka për qëllim krijimin e armëve atomike – akuza që hidhen poshtë nga Republika Islamike.
XS
SM
MD
LG