Ndërlidhjet

Arrestohet i përfshiri në vrasjen e Gjingjiqit


Ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiq.
Ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiq.
Policia në Spanjë ka arrestuar personin e dënuar për përfshirje në vrasjen e kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq, në vitin 2003.

Autoritetet e rendit thonë se Vlladimir Millisavleviq është kapur në një restorant, në qytetin Valencia.

Millisavleviq është dënuar në Serbi me 35 vjet burg për përfshirje në vrasjen e Gjingjiqit dhe me 40 vjet heqje lirie për krime të tjera.

Ai ka qenë në arrati që nga viti 2003.

Millisavleviq është arrestuar së bashku me Lluka Bojoviqin, udhëheqës i një bande kriminale në Serbi, dhe Sinisha Petriqin, anëtar i bandës.

Policia thotë se Bojoviq kërkohet për disa krime në Serbi, Holandë dhe Spanjë.
XS
SM
MD
LG