Ndërlidhjet

Gjermania shtyn Marrëveshjen Anti-Falsifikim


Ilustrim

Ilustrim

Gjermania ka shtyrë miratimin e marrëveshjes ndërkombëtare për të drejtat e autorit.

Ministria e Jashtme gjermane tha se “vendi nuk ka shënuar progres në nënshkrimin e planifikuar të Marrëveshjes Anti-Falsifikim, sepse Ministria e Drejtësisë ka ngritur shqetësime”.

Marrëveshja në fjalë është iniciuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Japonia dhe kërkon të mbrojë të drejtat e pronësisë intelektuale. Por, kritikët thonë se ajo u jep autorëve shumë pushtet dhe mund të kufizojë liritë e internetit.

Traktati është nënshkruar nga Bashkimi Evropian dhe 22 nga 27 anëtarët e tij në muajin janar, ndërsa Gjermania ka thënë se shumë shpejt do ta ndjekë shembullin.

Por, që atëherë, Marrëveshja Anti-Falsifikim ka qenë subjekt i protestave të gjera. Edhe vendet si Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia kanë pezulluar ratifikimin e saj.

Aktivistët, të shtunën, planifikojnë të organizojnë mitingje kundër marrëveshjes në mbarë botën.
XS
SM
MD
LG