Ndërlidhjet

Acari vazhdon të marrë jetë


Sarajevë

Sarajevë

Të ftohtët që po vazhdon të mbretërojë në Evropë, ka shkaktuar vdekje të reja në kontinent.

Në Rumani janë regjistruar 13 viktima të reja si pasojë e acarit dhe stuhisë.

Serbia, Bosnja, Mali i Zi dhe Kroacia janë goditur po ashtu rëndë nga reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta, të cilat njëherësh kanë shkaktuar edhe rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve, pasi banorët kanë nisur të blejnë me shumicë.

Në Moldavi, temperaturat pritet të bien në minus 31 gradë celsius gjatë fundjavës.

Viktima nga ngrirja janë raportuar edhe në Evropën Qendrore dhe Veriore.

Në Poloni, numri i të vdekurve nga të ftohtët është rritur nga 5 në 82, vetëm në dy ditët e fundit.
XS
SM
MD
LG