Ndërlidhjet

Asadi “të bëhet” si Gorbaçevi e jo si Millosheviqi


Ahmet Davutogglu

Ahmet Davutogglu

Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutogllu, tha se Rusia ka bërë “gabim” duke i vërë veto rezolutës së OKB-së për Sirinë.

Draft-rezoluta mbështetej në planin e Ligës Arabe dhe kërkonte dorëheqjen e presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad.

Duke folur në Uashington, Davutogllu tha se Turqia e kundërshton ndërhyrjen e huaj në shtetin sirian, porse “vendimi i Asadit për të luftuar kundër popullit të tij, nuk i ka lënë Ankarasë zgjidhje tjetër, pos të mbështesë popullin e Sirisë”.

“Ne duam që presidenti Asad të bëhet si Gorbaçevi, të transformojë sistemin. Por, Asadi do që të jetë si Millosheviqi. Andaj, Turqia sot mbështet popullin e Homsit, siç e ka mbështetur popullin e Sarajevës”, tha Davutogllu.

Ai po ashtu tha se Turqia po eksploron rrugë jashtë Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të bindur Qeverinë siriane të ndalojë vrasjet e civilëve.

Që nga marsi i vitit të kaluar, Siria është përfshirë nga protestat që bëjnë thirrje për rrëzimin e regjimit të Asadit. Që nga ajo kohë, mijëra persona kanë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG