Ndërlidhjet

Zemërim në Greqi ndaj planit të kursimit

  • RFE /RL

Athinë, 10 shkurt, 2012.

Athinë, 10 shkurt, 2012.

Qeveria greke ia dorëzoi Parlamentit planin e ri të kursimit, me të cilin shpresohet se do të sigurohet pakoja e shpëtimit në vlerë prej 130 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian, që i duhet Athinës për t’i shpaguar borxhet.

Pakoja e re e masave shtrënguese u miratua të premten vonë në një takim të jashtëzakonshëm të kabinetit grek. Ajo duhet të hidhet në votim në Parlament të dielën.
Protestat në Greqi

Protestat në Greqi


Protestuesit menjëherë janë mbledhur para ndërtesës së Parlamentit për të ngritur zërin kundër pakos.

Njëri nga ta, pensionisti Jani Katsaogos, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se pakoja nuk duhet të miratohet.

“Nuk duhet të kalojë. Ata nuk është dashur të pajtohen me asnjë nga këto memorandume. Ata votuan marrëveshjen e parë, pa e lexuar fare. Ata janë plotësisht të papërgjegjshëm. Ky është një shtet plotësisht i papërgjegjshëm. Një nga ministrat ka thënë që asnjëherë nuk e ka lexuar marrëveshjen. Si mund të jetë kjo e mundur”, u shpreh protestuesi.

Partnerët e Greqisë në eurozonë i kanë thënë në mënyrë eksplicite Athinës në këtë javë se duhet të pajtohet me masat shtrënguese, nëse dëshiron pjesën tjetër të kredisë prej 130 miliardë eurosh, apo si njihet tashmë, pakos së shpëtimit, e cila po mbahet pezull që nga muaji tetor.

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Greqia që të identifikojë 325 milionë euro në shkurtimet e thella të shpenzimeve dhe të marrë përkushtimin e qartë të liderëve të partive kryesore për zbatimin e reformave.

Gjatë takimit urgjent, kryeministri Lukas Papademos iu tha ministrave se masat janë jetësore për të shmangur dështimin e shlyerjes së borxheve, që do t’i kushtonte Greqisë me vendin e saj në eurozonë dhe do të nxiste “kaos ekonomik dhe shpërthim social”.
Athinë...

Athinë...


Ai mblodhi në takim urgjent kabinetin e tij, pasi që gjashtë ministra dhe zëvendësministra të premten dhanë dorëheqje pas shkurtimeve të ashpra, që përfshinë largimin nga puna të mijëra nëpunësve civilë dhe uljen e pagës minimale.
Pakoja e shpëtimit e BE-së është thelbësore për t’i ikur falimentimit më 20 mars, kohë kjo kur Athina duhet të shlyejë borxhin e maturuar prej 14.5 miliardë eurosh.

Por, masat shtrënguese nxitën protesta të mëdha, përfshirë edhe grevën e përgjithshme të kësaj jave.

Të premten, shpërthyen përleshjet në margjina të protestave të sindikalistëve kundër shuarjes së 15 mijë vendeve të punës për shërbyesit civilë dhe shkurtimeve në paga dhe pensione.

Të rinjtë të mbuluar me helmeta motoçiklistësh, shkatërruan murin rreth sheshit Sintagma dhe hodhën gurë mbi policinë, e cila iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës. Të paktën dhjetë njerëz u lënduan, përfshirë tetë zyrtarë policie. Një burim policor tha se gjashtë persona u arrestuan.(a.i.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG