Ndërlidhjet

Ndahet nga jeta Uitni Hjuston


Uitni Hjuston
Uitni Hjuston
Adhuruesit, yjet dhe krerët e industrisë muzikore kanë nderuar këngëtaren Uitni Hjuston, e cila vdiq në Los Angjelos në moshën 48 vjeçare.

Hjuston ishte e popullarizuar në vitet e ’80-ta dhe të ’90-ta, me këngët e saj, përfshirë këtu hitin “I Will Always Love You,” por përdorimi i drogës bëri që publiciteti rreth saj në vitet e fundit të përqendrohej në problemet e saj personale.

Shkaku i vdekjes në dhomën e saj në hotelin Beverly Hilton mbetet i paqartë, por policia tha se “nuk ka pasur shenja të dukshme të ndonjë qëllimi kriminal”.

Vdekja e Hjustonit pritet ta vë në hije ndarjen e çmimeve Grammy Award, që mbahet të dielën në Los Angjelos.

Në kulmin e karrierës së saj ajo ka fituar shumë çmime dhe ka shitur shumë albume, si dhe ka aktruar me sukses në filmat, siç ishte Truproja.
XS
SM
MD
LG