Ndërlidhjet

Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe pritet të takohen sot në Kajro për të diskutuar mënyrat e përfundimit të dhunës në Siri.

Takimi i ministrave vjen ndërsa dhuna po përshkallëzohet në Siri.

Të shtunën, agjencia shtetërore e lajmeve raportoi se sulmues të armatosur kanë vrarë gjeneral brigadierin Isa al-Khavli, njëri nga ushtarakët më të lartë që vritet që kur nisën protestat në marsin e kaluar.

Të premten 28 njerëz janë vrarë dhe 235 janë plagosur në dy sulme vetëvrasëse me makina në Alepo.

Një rezolutë nga Këshilli i Sigurimit që mbështeste planin e Ligës Arabe, i cili i bën thirrje Asadit që ta lë pushtein dhe t’ia dorëzojë atë zëvendëspresidentit, është bllokuar nga vetoja e Rusisë dhe Kinës më 4 shkurt.
XS
SM
MD
LG