Ndërlidhjet

Greqia para afatit të fundit


Parlamenti grek

Parlamenti grek

Parlamenti i Greqisë tashmë ka nisur debatin për projektligjin mbi masat e kursimit, që duhet ta miratojë para mesnatës së sotme.

Ky është kushti i vënë nga Bashkimi Evropian nëse Greqia dëshiron ta marrë pakon e shpëtimit prej 130 miliardë eurosh me të cilën do të shpaguante borxhet.

Kryeministri Lukas Papademos ka theksuar rëndësinë e miratimit të masave dhe është shfaqur në televizionin kombëtar të shtunën duke thënë se dështimi në aprovimin e pakos “do të çojë në kaos dhe shpërthim social”.

Greqia ka hyrë në vitin e pestë të recesionit dhe këto masa shtrënguese janë shumë jopopullore dhe kanë shkaktuar protesta, veçanërisht në Athinë ku mijëra njerëz protestuan të shtunën kundër shkurtimeve.
XS
SM
MD
LG