Ndërlidhjet

Vazhdojnë kërkimet për tre të ngujuarit nga orteku


Ilustrim

Ilustrim

Pas gjetjes së 7 trupave të pajetë, njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë vazhduar kërkimin edhe për tre të ngujuarit tjerë që dyshohet se gjenden nën ortekun, i cili mbuloi një ditë më parë disa shtëpi në fashatin Restelicë të Dragashit.

Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota konfirmoi se kërkimet do të vazhdojnë deri në gjetjen e trupave të fundit.

“Të gjitha forcat janë të angazhuara dhe do të ngelin të angazhuara deri sa të mos arrijnë te trupat e fundit, të cilët kanë ndodhur të ngujuar në shtëpite e tyre me rastin e rënies së ortekut. Ne po shpresojmë që ende të ketë të mbijetuar, por gjasat jane gjithnjë e më të vogla", ka thënë ministri Mujota për Radion Evropa e Lirë.
XS
SM
MD
LG