Ndërlidhjet

logo-print

Romni fiton në shtetin e Mejnit


Mit Romni

Mit Romni

Kandidati republikan për president Mit Romni ka fituar në kontestin brendapartiak në shtetin e Mejnit, duke e mundur me vështirësi kongresmenin Ron Pol.

Rezultatet tregojnë se Romni fitoi 39 për qind të votave, ndërsa Pol 36.

Romnit i është dashur fitorja pas humbjes që pësoi në tri shtete nga ish senatori Rik Santorum – në Kolorado, Minesotë dhe Mizuri – më 7 shkurt.

Santorum ka marrë 18 për qind të votave, ndërsa kandidati i katërt i republikanëve, ish kryesuesi i Dhomës së Përfaqësuesve, Njut Gingriç ka marrë 6 për qind.
XS
SM
MD
LG