Ndërlidhjet

Kreu i Al Kaidës kundër Asadit


Ayman al-Zauahri
Ayman al-Zauahri
Lideri i Al Kaidës Ajman al-Zauahri iu ka bërë thirrje të gjithë myslimanëve në botën arabe që të mbështesin kryengritësit në Siri, të cilët po përpiqen që të rrëzojnë presidentin Bashar al Asad.

Në një videoincizim tetë-minutësh të postuar në internet, al-Zauahri iu kërkoi myslimanëve në Turqi, Irak, Liban dhe Jordani që të ndihmojnë kryengritësit sirianë.

Al-Zauahri po ashtu ka kërkuar nga sirianët që të mos mbështeten në perëndimin apo qeveritë arabe në kryengritjen e tyre kundër "regjimit të dëmshëm dhe kanceroz" të Asadit.

Al-Zauahri ka marrë udhëheqjen e rrjetit terrorist Al Kaida pasi që Osama bin Laden u vra nga forcat speciale amerikane në Pakistan në maj të 2011-ës.
XS
SM
MD
LG