Ndërlidhjet

logo-print

Policia spanjolle konfiskon armët e të arratisurve serbë


Sinisha Petriq, Luka Bojoviq dhe Vladimir Milisavleviq

Sinisha Petriq, Luka Bojoviq dhe Vladimir Milisavleviq

Ministria e Brendshme e Spanjës tha se policia ka gjetur një arsenal armësh që i përkasin tre serbëve të arrestuar javën e kaluar përfshirë edhe të arratisurin që është dënuar në vitin 2003 në lidhje me atentatin ndaj kryeministrit Zoran Gjingjiq.

Vlladimir Milisavleviq, Lluka Bojoviq dhe Sinisha Petriq janë arrestuar të enjten ndërsa po takoheshin në një restorant në Valencia.

Pas arrestimit, policia ka bastisur pronat e lidhura me ta dhe ka gjetur armë zjarri, municion, para, fotografi dhe dokumente false, citon deklaratën e Ministrisë, agjencia Associated Press.

Para në vlerë prej 557 mijë eurosh dhe armë të ndryshme janë në mesin e gjërave të konfiskuara.

Millisavleviq është dënuar në mungesë për vrasjen e Gjingjiqit.
XS
SM
MD
LG