Ndërlidhjet

Ushtria turke bombardon caqet kurde


Foto arkiv
Foto arkiv
Ushtria turke tha se aeroplanët e saj luftarakë kanë bombarduar caqe të dyshuara të kryengritësve kurdë në Irakun verior.

Ushtria tha se janë goditur shpella dhe streha në rajonet e Zapit dhe Hakurkut, afër kufirit me Turqinë.

Në deklaratë thuhet se të gjithë aeroplanët janë kthyer në bazë, por nuk jepen detaje për dëmet apo viktimat.

Luftimet në mes të forcave turke dhe kryengritësve të Partisë Punëtore të Kurdistanit(PKK) janë përshkallëzuar në muajt e fundit.

Kryengritësit e PKK-së, disa nga ta të vendosur në Irakun verior, luftojnë për autonominë kurde që nga viti 1984 në një konflikt, që thuhet se ka marrë rreth 45 mijë jetë njerëzish.
XS
SM
MD
LG