Ndërlidhjet

logo-print

Rëzohet helikopteri, 4 të vdekur


Harta e Zabulit

Harta e Zabulit

Një helikopter transportues është rrëzuar në Afganistanin jugor duke lënë të vdekur katër personat që gjendeshin në bord. Mohamed Jan Rasoljar, zëvendësi guvernatori i provincës Zabul, ku ka ndodhur përplasja, konfirmoi lajmin për Radion Evropa e Lirë.

“Gjatë një fluturimi nga baza e qarkut të Shinkait, helikopteri u rrëzua si pasojë e motit të keq dhe problemeve teknike. Të katër personat kanë vdekur, përfshirë dy anëtarët e ekuipazhit”, tha Rasoljar.

Ai tha se viktimat, tre meshkuj dhe një grua ishin nga Taxhikistani dhe punonin për një kompani logjistike e kontraktuar nga NATO-ja.

Nuk raportohet për ndonjë aktivitet armiqësor në zonën ku ka ndodhur incidenti.
XS
SM
MD
LG