Ndërlidhjet

logo-print

Murgesha tibetiane i vë flakën vetes


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Një murgeshë 18 vjeçare budiste raportohet se i ka vënë flakën vetes në Kinën perëndimore.

Grupi me bazë në Londër, Tibeti i Lirë, tha se gruaja e re, që besohet se e kishte emrin Tenzin Çozin, është anëtare e një manastiri grash në prefekturën Aba të provincës Siçuan.

Tibeti i Lirë dhe Fushata Ndërkombëtare për Tibetin tha se gruaja para se t’i vinte flakën vetes ka brohoritur sllogane kundër qeverisë kineze.

Ajo besohet se ka mbijetuar. Policia dhe ushtria e kanë marrë atë si dhe e kanë mbyllur manastirin.

Një murgeshë tjetër nga manastiri i njëjtë ka djegur veten në tetorin e kaluar. Ajo ka vdekur nga lëndimet.
XS
SM
MD
LG