Ndërlidhjet

Krasniqi ngushëllon familjen Reka


Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës
Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me rastin e tragjedisë në Restelicë, ka lëshuar një deklaratë për media ku ka ngushëlluar familjarët e viktimave.

“Me shqetësim dhe dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen tragjike të 9 qytetarëve, shkaktuar nga orteku i borës. Kjo tragjedi ka prekur thellë, jo vetëm familjarët e të afërmit, por edhe tërë qytetarët e Kosovës. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmeve të familjes Reka”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

“Në këto momente shumë të dhembshme, vlerësoj lart angazhimin e jashtëzakonshëm që bënë dhe po bëjnë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të Policisë së Kosovës, të trupave të KFOR-it, si dhe qytetarët, që në këto kushte tejet të vështira atmosferike po bëjnë gjithçka që është e mundur për të nxjerrë dhe shpëtuar të goditurit nga orteku i borës", theksohet në deklaratën e kryekuvendarit Krasniqi.
XS
SM
MD
LG