Ndërlidhjet

logo-print

Jep dorëheqje kreu i misionit vëzhgues në Siri


Siri

Siri

Kreu sudanez i misionit vëzhgues të Ligës Arabe në Siri ka dhënë dorëheqje disa orë pasi që ministrat e jashtëm do të shqyrtonin një propozim për të dërguar një mision të ri në vend, që do t’i përfshinte edhe vëzhguesit e OKB-së.

Grupi që takohet në Kajro do të shqyrtonte edhe popozimin për dëbimin e ambasadorëve sirianë nga kryeqytetet arabe.

Në ndërkohë, lideri i Al Kaidës Ajman al-Zavahri iu ka bërë thirrje të gjithë myslimanëve në botën arabe që të mbështesin kryengritësit në Siri, të cilët po përpiqen që të rrëzojnë presidentin Bashar al Asad.
XS
SM
MD
LG