Ndërlidhjet

Jahjaga shpall të hënën ditë zie për viktimat e Restelicës


Kosovë

Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka shpallur ditën e hënë, datë 13 shkurt 2012, ditë zie shtetërore, në nderim të anëtarëve të familjeve Reka, që pësuan në fatkeqësinë natyrore në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit.

"Vendimi për shpalljen e ditës së zisë u mor në bazë të nenit 48 pikat 1, 2.4 dhe 4 të ligjit për Protokollin e Shtetit, Ligji Nr. 03/L-132", thuhet në njoftimin e kabinetes së presidentes.

Sipas vendimit, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të Republikës së Kosovës, flamuri i Kosovës ulet në gjysmë shtize. Gjithashtu, të gjitha veprimtaritë artistike, kulturore dhe sportive, të planifikuara për këtë ditë, pezullohen dhe shtyhen për një datë të mëvonshme.
XS
SM
MD
LG