Ndërlidhjet

LDK apelon për ndihmë komunave të bllokuara nga bora


Ilustrim
Ilustrim
Për shkak të gjendjes emergjente, në të cilën ndodhën shumica e komunave të vendit, nga reshjet e mëdha të bores dhe temperaturat e ulëta, Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një deklarate për media ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe nga institucionet e tjera angazhim maksimal, për t’u dalë në ndihmë pushteteve lokale dhe qytetarëve.

"Për shkak të borës së madhe dhe mungesës së infrastrukturës së nevojshme, shumiva e pushteteve lokale e kanë të pamundur që vetë të kalojnë këtë gjendje.
Kjo vlen në radhë të parë për disa nga komunat e Rrafshit të Dukaligjinit, si Istogu, Peja, Decani, Juniku, Gjakova etj., cilat, për shkak të borës që ka arritur deri në 2 metra, janë pothuajse bllokuar tërësisht", thuhet në deklaratë.

"Në këtë situatë, ndihma e Qeverisë është e domosdoshme, që të ndihmohet për hapjen e rrugëve dhe për zbllokimin e vendbanimeve të bllokuara tash e sa ditë. Nëse gjendja mbetet e tillë, ekziston rreziku që të cënohet edhe më shumë siguria e qytetarëve të atyre komunave të Republikës së Kosovës", ka theksuar LDK-ja.
XS
SM
MD
LG