Ndërlidhjet

Gaz lotsjellës ndaj protestuesve grekë


Athinë, 10 shkurt
Athinë, 10 shkurt
Policia greke ka përdour gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra protestues para ndërtesës së parlamentit, ku ligjvënësit po votojnë një plan të ri të masave shtrënguese të kursimit, që është kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, raporton Agjencia France Press.

Policia tha se 25 mijë njerëz ishin mbledhur jashtë ndërtesës ku debati për planin ka nisur pasditen e sotme.

Grekët janë zemëruar me masat e reja të kursimit, pasi sipas tyre me to parashihet shkurtimi i disa vendeve të punës për shërbyesit civilë dhe parashihet ulje e pagave dhe e pensioneve.
XS
SM
MD
LG