Ndërlidhjet

Pranohet dorëheqja e kreut të misionit vëzhgues në Siri


Arkiv

Arkiv

Kreu sudanez i misionit vëzhgues të Ligës Arabe në Siri ka dhënë dorëheqje, ndërsa ministrat e Punëve të Jashtme po diskutonin hapat e ardhshëm të krizës.

Ministrat e mbeldhur në Kajro kanë pranuar dorëheqjen e gjeneralit Muhammed al-Dabi, i cili është kritikuar nga grupet për të drejtat e njeriut për veprimet e tij në Darfur të Sudanit.

Misioni monitorues e la Sirinë në muajin janar, për shkak të dhunës së vazhdueshme.

Po ashtu të dielën, ish ministri i jashtëm jordanez, Abdel Ilah Khatib është propozuar si i dërguar i ri i posaçëm i Ligës Arabe në Siri.

Bisedimet e së dielës vijnë pas dështimit të miratimit të një rezolute të Ligës Arabe në Këshillin e Sigurimit, për shkak të vetos së Rusisë dhe Kinës.

Rezoluta synonte zgjidhjen e krizës, duke kërkuar nga presidenti Bashar al Asad që të dorëzojë pushtetin.
XS
SM
MD
LG