Ndërlidhjet

Greqia miraton pakon e re të kursimit


Protesta kundër planit të kursimit, Athinë 10 shkurt, 2012
Protesta kundër planit të kursimit, Athinë 10 shkurt, 2012
Parlamenti në Greqi ka miratuar masat e reja të kursimit të nevojshme për të siguruar pakon e ardhshme të shpëtimit.

Masat e tilla përfshijnë shuarjen e një në pesë vende të punës në shërbimin civil dhe uljen e pagës minimale.

Në shkëmbim, Greqia merr pakon e dytë të shpëtimit në vlerë prej 130 miliardë eurosh e vlefshme për të shpaguar borxhet dhe për ta shmangur falimentimin.

Ministri grek i financave Evangelos Venizelos u kërkoi ligjvënësve që të miratojnë masat “për të shpëtuar vendin”.

Votimi vjen ndërsa protestuesit u kanë vënë flakën disa ndërtesave në Athinë në shenjë zemërimi ndaj masave.

Policia tha se më shumë se 80 njerëz janë lënduar në përleshje, përfshirë 30 policë. Janë kryer dhjetëra arrestime.
XS
SM
MD
LG