Ndërlidhjet

Liga Arabe kërkon paqeruajtës të OKB-së në Siri


Homs, 10 shkurt 2012
Homs, 10 shkurt 2012
Liga Arabe ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara që të dërgojnë paqeruajtës në Siri për të ndaluar gjakderdhjen 11 mujore.

Në takimin në Kajro, ministrat e Ligës Arabe i kanë dhënë mbështetje opozitës që po kërkon rrëzimin e presidentit Bashar al Asad dhe kërkuan unitet nga opozita siriane.

Ministrat po ashtu hoqën dorë nga misioni monitorues i Ligës Arabe. Siria e ka quajtur veprimin e Ligës Arabe “akt armiqësor që ka në shënjestër sigurinë dhe stabilitetin e Sirisë.”.

Më herët, Tunizia njoftoi se më 24 shkurt do të mbajë takimin e grupit të kontaktit “Miqtë e Sirisë”, ku përfshihen shtetet arabe dhe të tjera.

Lideri i Al Kaidës Ajman al-Zavahri u ka kërkuar sirianëve që të mos mbështeten në qeveritë arabe dhe perëndimore.

Ndërkohë Kryqi i Kuq Sirian ka shpërndarë ushqim në qytetin e rrethuar të Homsit, ku edhe gjatë së dielës është raportouar për luftime sporadike.
XS
SM
MD
LG