Ndërlidhjet

logo-print

Feith: Referendumi çon në stagnim e izolim


Peter Feith, shefi i ICO-s

Peter Feith, shefi i ICO-s

Shefi i Zyrës Civile në Kosovë, Piter Feith ka thënë se komuniteti ndërkombëtar e kundërshton njëzëri mbajtjen e referendumit në komunat veriore.

“Referendumi i propozuar është një masë e prapambetur, e cila do të dëmtojë reputacionin e Serbisë dhe do ta dënojë veriun me stagnim dhe izolim, nga çka do të përfitojnë vetëm politikanët ekstremistë. Qëllimi i referendumit është provokim dhe pengesë, që do të dëmtojë interesat e qytetarëve në veri”, ka thënë Feith për gazetën serbe Danas.

Ai ka theksuar se qytetarët e komunave veriore janë të lodhur “nga jeta në tokën e askujt në mes të dy shteteve” dhe sipas tij duan zgjidhje që do t’u mundësojë të punojnë, jetojnë dhe zhvillohen sikurse qytetarët tjerë në shtetet evropaine.

Feith ka vënë në pah se plani për zgjidhjen e situatës në veri gjendet në pakon Ahtisari.
XS
SM
MD
LG