Ndërlidhjet

Erdogan lëshohet nga spitali


Rexhep Tajip Erdogan, kryeministër i Turqisë

Rexhep Tajip Erdogan, kryeministër i Turqisë

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan është lëshuar nga spitali pas një operacioni që ka kryer në zorrë.

Zyra e Erdoganit tha se 57 vjeçari u largua nga spitali në Stamboll pas operacionit të suksesshëm 30 minutësh.

Erdogan pritet të pushojë disa ditë në rezidencën e tij në Stamboll para se t’i kthehet detyrës zyrtare.

Erdogan ka pasur një operacion edhe në muajin nëntor.

Ai është lider i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim që ka rrënjë islamike dhe është në qeveri që nga vitit 2002.
XS
SM
MD
LG