Ndërlidhjet

Kryeministri pakistanez përballet me drejtësinë


Yusuf Raza Gilani, kryeministër pakistanez
Yusuf Raza Gilani, kryeministër pakistanez
Kryeministri i Pakistanit Jusuf Raza Gilani është akuzuar edhe formalisht për mospërfillje nga Gjykata Supreme.

Gilani, që akuzohet se ka dështuar të rihapë një rast kurrupsioni kundë presidentit Asif Ali Zardari, u deklarua se nuk është fajtor.

Ai ttha se akuzat janë të motivuara politkisht dhe se presidenti ka imunitet si shef i shtetit. Edhe Gilani edhe Zadari janë liderë të Partisë së Popullit të Pakistanit që është në pushtet.

Gilani përballet me burg dhe humbje të postit po që se gjendet fajtor. Analistët thonë se rasti nuk ka të ngjarë që të çojë në rënien e qeverisë, por mund ta paralizojë vendin dhe t’i japë më shumë pushtet ushtrisë.

Akuzat ndaj Zadarit burojnë nga një rast zvicerian, që nga viti 1990 kur gruaja e tij Benazir Buto ishte kryeministre.

Akuzat megjithatë janë hedhur poshtë në vitin 2007 nga një ligj për amnisti.
XS
SM
MD
LG