Ndërlidhjet

Trupat siriane raportohet se kanë rinisur ofensivën kundër kryengritësve opozitarë.

Raportet për operacione të reja ushtarake vijnë pasi që regjimi sirian refuzoi një plan të Ligës Arabe për dërgimin e një force paqeruajtëse në Siri.

Aktivistët thonë se armata siriane ka vazhduar me bombardimin e qytetit qëndror të Homsit dhe qytetit të Rastinit, ndërsa forcat tokësore kanë sulmuar zonat afër Damaskut.

Qeveria e Sirisë tha më herët se “në mënyrë kategorike e refuzon" planin e Ligës Arabe për të filluar kontakte me opozitën siriane dhe për t'i kërkuar OKB-së dërgimin e një force paqeruajtëse me qëllim të ndalimit të konfliktit 11 mujor.
XS
SM
MD
LG