Ndërlidhjet

logo-print

Evakuohet pjesërisht aeroporti i Amsterdamit


Aeroporti Schiphol, Amsterdam

Aeroporti Schiphol, Amsterdam

Policia në Amsterdam tha se ka evakuuar disa pjesë të Aeroportit Shiphol për shkak të një kërcënimi me bombë.

Raportohet se dy salla të aeroportit më të ngarkuar në Evropë janë evakuuar të hënën.

Policia holandeze tha se po hetohet kërcënimi që është raportuar të jetë marrë në mëngjes.

Nuk ka qenë e qartë nëse kërcënimi i ka detyruar aeroplanët të ndërrojnë drejtim.
XS
SM
MD
LG