Ndërlidhjet

Indi: Shpërthen makina e ambasadës izraelite


Ilsutrim
Ilsutrim
Një makinë e ambasadës izraelite ka shpërthyer në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, duke lënduar dy njerëz, bën të ditur agjencia e lajmeve AFP.

Shkaku i shpërthimit nuk dihet. Vetura që ishte e parkuar poshtë rrugës ku gjendet ambasada izraelite në Delhi, është dëmtuar nga djegia.

“E dimë që ka ndodhur një shpërthim në një makinë të diplomatëve izraelitë, por nuk e dimë se si ka ndodhur kjo. Jemi në kontakt me autoritetet lokale”, ka thënë zëdhënësi i ambasadës izraelite Dejvid Goldfarb.
XS
SM
MD
LG