Ndërlidhjet

Vështirësi qarkullimi në pikat kufitare


Kosovë
Kosovë
Reshjet e borës kanë bllokuar dhe kanë vështirësuar qarkullimin në pikat kufitare në Kosovë, bëjnë të dituar përfaqësues të Doganave të Kosovës.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavilevci thotë për Radion Evropa e Lirë se pika kufitare Kullë –Rozhajë, është e pakalueshme, ndërsa probleme paraqiten edhe në pikën kufitare në Han të Elezit dhe pika tjera kufitare.

“Për shkak të kushteve atmosferike disa vendkalime janë të pakalueshme, siç janë pikë kalimi “Kullë Rozhajë” që lidh Kosovën me Malin e Zi, po ashtu ka vështirësi edhe në pikat tjera kufitare siç është ajo tek Han i Elezit”, thotë Stavilevci.
XS
SM
MD
LG